"More quality for your life”: Projektet e ndihmës për të promovuar cilësi më të mirë të jetës

LR Global Kids Fund u iniciua nga LR Health & Beauty në vitin 2009 dhe bazohet në angazhimin kolektiv të kompanisë, punonjësve të saj, partnerëve të shitjes dhe konsumatorëve. Ai ka mbështetur projektet e ndihmës së fëmijëve në ato vende ku LR ushtron aktivitet. "Sllogani jonë ‘More quality for your life’ nuk zbatohet vetëm për produktet tona dhe modelin tonë të biznesit, por edhe për angazhimin tonë shoqëror", thotë Dr. Thomas Stoffmehl, Kryetar i Bordit të Fondit për LR Global Kids dhe CEO i LR Health & Beauty.

Projekt Mështetës

Me donacionet e saj, LR mbulon kostot e administrimit të Fondit LR Global Kids. Të gjitha donacionet e tjera shkojnë tërësisht drejt projekteve individuale lokale dhe njerëzve në nevojë. Qëllimi është të mbështesë fëmijët dhe adoleshentët në nevojë, duke siguruar mbështetje për projektet e arsimit dhe shëndetësisë.Të gjitha këto projekte kanë për qëllim t'u ofrojnë fëmijëve një gjë: "Më shumë cilësi për jetën ".

Albania: Tirana

Mbështetje edukative dhe aktivitete të kohës së lirë

# 116 përfitues

Mbështetje edukative për fëmijët dhe të rinjtë e kujdesur nga SOS CV Tirana:

  • Programi pas-shkollor për fëmijët e shkollave, të tilla si, kurse të gjuhës angleze (bazë dhe avancuar) dhe mbështetje pedagogjike;
  • Kurset profesionale të përshtatura për nevojat e të rinjve.

Aktivitetet e kohës së lirë, duke përfshirë udhëtime në qytet, vizita në muze, aktivitete sportive (në Tiranë u formuan një ekip volejbolli dhe futbollistësh, pikturë, vallëzim, aktrim, klube leximi) dhe kurse individuale, bazuar në nevojat dhe talentet e fëmijëve.

Gallery

 
Showing images 1 to 6 of 6
 
FundraisingBox Logo